leoni

Isa Mustafa: Kushtetuesja e mori një rol që nuk i takon kur shpalli zgjedhjet, por ne do ta respektojmë vendimin

Isa Mustafa: Kushtetuesja e mori një rol që nuk i takon kur shpalli zgjedhjet, por ne do ta respektojmë vendimin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk do të shkojë në koalicion parazgjedhor me asnjë parti. Megjithatë, Mustafa lë të hapur mundësinë që të garojë bashkë me ndonjë parti të vogël. “Akoma nuk kemi vendosur në strukturat e LDK-së, por së shpejti do të organizojmë një mbledhje të kryesisë. Unë mendoj se do të garojmë vet. Mbesim të hapur për ndonjë subjekt të vogël. Por, koalicione parazgjedhore nuk do të bëjmë me asnjë subjekt politik”, ka thënë Mustafa. Tutje, ai tha Vetëvendosje po ia bën qejfin vetes me sondazhe. Ndërsa për vendimin e Gjykatës Kushtetuese tha se ajo mori rol që nuk i takon në momentin kur shpalli zgjedhjet, por këtë vendim ai ka thënë së do ta respektojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …