Ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve vendore të 17 tetorit ka deklaruar se ky ishte Referendumi i dytë gjatë këtij viti, ose Referendum që e rrëzoi referendumin e Albinit dhe Vjosës. Në fakt, këto zgjedhje dëshmuan paqëndrueshmërinë e rezultateve nga zgjedhjet e përgjithshme dhe e vunë në dyshim të plotë bazueshmërinë e këtij rezultati”. Isa Mustafa thotë së është fatale që Lëvizja Vetëvendosje dhe lista “Guxo” të mos e fitojnë asnjë komunë. Ai shprehet i bindur se kandidati i LDK-së në Prishtinë, Përparim Rama, do ta mposhtë Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje, po ashtu LDK-ja do të fitojë edhe në Besianë, ka thënë mes tjerash, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …