Isa Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Isa Mustafa: Ky vit po përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ky vit po përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore. Ai ka shkruar se në vitin 2019 duhet të jenë gati të mbrojnë familjet, fëmijët, mbesat dhe nipërit nga vendimet dhe veprimet e papërgjegjshme të kësaj qeverie.  Qeveria me koncept dokumentin për lojëra e fatit do ta bëjë Kosovën lavatriqe të parave të pista nga droga e prostitucioni; nga fajdeja, tenderët dhe ekonomia informale.  Vitin që vjen pritet se në shtëpi do të vijnë burrat me xhepa bosh, pa para me të cilat e provojnë fatin e tyre dhe fëmijët e përlotur të cilët, në vend të ushqimit, afër shkollave të tyre luajnë lojëra të fatit.  Ky është premtim i madh i Qeverisë së madhe me ministra dhe zëvendësministra me aktakuza!  Në vitin 2019 duhet të jemi gati të mbrojmë familjet tona, fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë nga vendimet dhe veprimet e papërgjegjshme të kësaj qeverie, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …