Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po e cilëson kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin të shkathët në propagandë. Madje ai mohoi ta quante referendum siç e quajti Albin Kurti, betejën zgjedhore për Besianën. Mustafa thotë se janë të gatshëm çdoherë të përballen me Vetëvendosjen, si ish-partner koalicioni dhe në çdo moment t’i përgjigjemi ftesës për zgjedhje nëse nuk bëjmë zgjidhje të tjera.
