Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia që ai e drejton do të bëjë fushatë zgjedhore të drejt, të sinqertë e demokratike. Mustafa ka shkruar se qytetarët do të dënojnë me votë uzurpuesit e shtetit. “Koha ka ardhur që ju të vendosni për rrugën tuaj, kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj. Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t’i japim shpresën tonë”, ka thënë Mustafa.
