Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se do të jenë të hapur për biseda dhe dialog në konstituimin e institucioneve. Përkundër këtij vullneti, Mustafa në një përgjigje për KosovaPress, thotë se nuk mund të flasë për gatishmërinë e kryetarit të ri, pas Kuvendit të së dielës, që menjëherë të hënën të takohet me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Duke iu përgjigjur ftesës së djeshme të këtyre të fundit, Mustafa nuk sheh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit. Sipas tij, LDK nuk është parti e barrikadave si të tjerët në të kaluarën, që kanë gjuajtur me gaz dhe mollotov, kur është dashur të bisedohet. Në mbrëmjen e djeshme, në dyert e tri partive parlamentare shqiptare, PDK, LDK dhe AAK shkuan ftesat e fitueseve të zgjedhjeve, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për konsultime rreth konstituimit të institucioneve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …