Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë me plotë bindje se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Mustafa thotë se çështja e liberalizimit të vizave do të përmbyllej në vitin 2016, nëse ratifikohej marrëveshja e kufirit me Malin e Zi. Në një intervistë për Ekonomia Online, ish-kryetari i LDK-së, thotë se në atë kohë ka munguar vullneti politik për ta fituar liberalizimin e vizave. Sipas Mustafës, kriteret e reja të vendosura nga Franca kanë qenë të pritshme, për faktin se ka humbur momenti teksa shton se liberalizimi i vizave do të ndërlidhet me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. “Në fakt as Demarkacioni nuk ka qenë kusht që e kanë pasur vendet tjera, mirëpo është shfrytëzuar rasti meqenëse është parë interesi i përgjithshëm jo vetëm i Kosovës por edhe i stabilitetit në rajon, që Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s dhe nuk ishte preferencë që një shtet të bëhet anëtar i NATO-s nëse nuk i ka rregulluar të gjitha çështjet kufitare me fqinjët, prandaj ka qenë ajo kërkesë që ta bëjmë ratifikimin e marrëveshjes dhe ta marrim liberalizimin”, ka thënë Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …