Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Isa Mustafa: Logjika e LDK-së pranon “hartat amerikane” për kufijtë me Malin e Zi

Duke folur për 8.300 hektarë tokë që po i jepen Malit të Zi dhe qindra hektarë të tjerë Manastirit të Deçanit, sipas një vendimi të kohës së Milosheviqit, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se hartat e Departamentit të Shtetit Amerikan janë më të sakta sesa ato të ekspertëve vendorë.  “Logjika e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së sot ishte se më të sakta janë hartat që i ka Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kufijtë e vendeve të Ballkanit, sesa hartat e do ekspertëve tanë, (që as megjat e tokave të veta nuk i kanë vënë e lere më të kenë përcaktuar një kufi shtetëror) e që po e kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi”, ka shkruar Mustafa në rrjetin e tij. LDK-ja nuk ka nevojë të mendojë, ajo  ka besim të plotë në konstatimet e SHBA-ve dhe të vendeve të BE-së”, ka përfunduar Mustafa. Cinizmi i Mustafës kundër ekspertëve vendorë është tejet i ulët dhe diskreditues.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …