Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se më nënshkrimin e marrëveshjejes me Serbinë, kryeministri Albin Kurti, do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet që i ka kritikuar më parë, e për të cilat asokohe i ka quajtur edhe tradhtarë zyrtarët nga Kosova. Unë këtë rast nuk po preokupohem shumë se çfarë ka thënë Kurti për ne, si na ka kritikuar, si na ka rrezikuar para opinionit, sepse kemi qenë të rrezikuar nëse ne jemi shpallur tradhtarë, se ne i kemi bërë dëm Kosovës. Në këtë marrëveshje do të implementohet çdo gjë që është arritur më parë si marrëveshje”. Marrëveshja për Asocacionin do të përfshijë edhe elemente të tjera, që nuk i përfshin marrëveshja e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvend, e aq më pak i përfshin parimet që janë dialoguar që kemi arrit në vitin 2015. Pika e 7 flet për një lloj vetëqeverisje të serbëve në Kosovë, nuk flitet për vetëqeverisje të komunave, por vetëqeverisje të komunitetit serbë, që nënkupton një lloj autonomie të serbëve në Kosovë”.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …