Isa Mustafa

Isa Mustafa: Marrëveshja për rrëzimin e murit është e bazuar në ligj

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot në mbledhjen e Qeverisë i ka informuar ministrat lidhur me rrëzimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës. Mustafa tha se lidhur me rrëzimin e murit është arritur një marrëveshje e mirë dhe e bazuar në ligj. Kryeministri tha se edhe komuna e Mitrovicës e ka kryer punën në përputhshmëri me marrëveshjen e  arritur. Në lidhje me murin e ndërtuar matanë Urës së Ibrit ka folur edhe ministri i Mjedisit, Ferat Shala i cili tha se që nga nisja e ndërtimit të murit janë ndërmarr masat ku janë  ndërprerë punimet dhe janë marr të gjitha masat ligjore deri në arritjen e marrëveshjes. Shala theksoi se kanë respektuar ligjin dhe kanë zbatuar Kushtetutën. Sipas tij, marrëveshja është legale dhe është bërë me pajtimin e institucioneve dhe deri më tani është zbatuar plotësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …