Isa Mustafa

Isa Mustafa: Masakra e Mejës e masakrat tjera, që kryen serbët në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se masakra e Mejës si dhe të gjitha masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë. “Po bëhen 20 vite kur në Mejë të Gjakovës u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës. Po ashtu, sot po bëhen 20 vite ku me krenari përkujtojmë të gjithë të rënët që sakrifikuan çdo gjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Lëndina e Pikëllimit” në Mejë të Gjakovës është e mbushur me varre të grave, burrave, fëmijëve dhe të moshuarve të cilët nuk u kursyen, të gjithë ata idealistë për Kosovën e lirë të cilën nuk arritën dot ta shihnin. Është një ditë më shumë që frymëzohemi për të punuar dhe dashur më shumë shtetin tonë. Kjo ditë të mos jetë vetëm përkujtim i 377 viktimave të masakruara në Mejë por edhe një thirrje më shumë për zbardhjen dhe drejtësinë për të gjitha viktimat e luftës,  ka thënë Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …