Isa Mustafa

Isa Mustafa: Mocioni është sfidë për Vetëvendosjen, sepse atyre iu kanë mbetur letrat në duar, jo LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë me dije se nuk ka disponim nga shumica parlamentare për zgjedhje të reja në Kosovë. Para takimit me partnerët e koalicionit, ai ka deklaruar se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë i ka mbetur në duar Lëvizjes Vetëvendosje. “Sa i përket iniciativës për mocion, ne nuk kemi asnjë telashe të shkojmë në zgjedhje në momentin që vendos shumica. Unë nuk shoh disponimin e shumicës për rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje të tjera. Prandaj mocioni bie që është sfidë për Vetëvendosjen dhe jo për LDK-në, sepse atyre iu kanë mbetur letrat në duar”, ka deklaruar Mustafa. Ai ka folur edhe për çështjen e presidentit, duke thënë se nuk kanë kurrfarë kundërshtimesh e as pajtimesh me askënd rreth këtij posti. “Në LDK nuk është trajtuar pozita e Presidentit dhe nuk do të trajtohet derisa nuk sfidohemi me mandatin kushtetues, prandaj edhe nuk kemi kurrfarë kundërshtimesh por as pajtimesh me askënd”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …