Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kosova ka nevojë për ndihmën e NATO-s që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në ushtri. “Kosova do të ketë mundësi që të përfitoj nga NATO si në komunikim ashtu edhe përmes përfshirjes së FSK-së në ushtrimet e NATO-s. Shpreha nevojën që të kemi mbështetje edhe për transformimin e FSK-së në ushtri. Ne kemi biseduar edhe me popullatën jo shumicë në Kosovë”, është shprehur kryeministri, Mustafa.
