Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka dal në mbështetje të “Marshit për Drejtësi”, i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët janë në Hagë. Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së meriton përkrahje dhe respekt. Më tutje, ai ka thënë se Kosova është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. “‘Marshojmë për drejtësi’, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim! Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në drejtësi! Me mendje jam me ju që do të marshoni për drejtësi”, ka shkruar Mustafa në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …