Isa Mustafa

Isa Mustafa: Në vitin 2020 LDK-ja e prishi koalicionin me Vetëvendosjen për të evituar konfrontimin e Kosovës me Amerikën

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se në vitin 2020 e prishi koalicionin me Vetëvendosjen për të evituar konfrontimin e me Amerikën. Ky veprim yni  i kushtoi shtrenjtë LDK-së me vota. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota! Por, Mustafa thotë se ishin vetë ndërkombëtarët ata që e përkrahën Vetëvendosjen të vijë në pushtet. Por në atë kohë Vetëvendosjen  e përkrahnin diplomatët e Amerikës, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar. Kurtin e sollën vetë në pushtet së bashku me analfabetët funksionalë. Isa Mustafa tha se frikësohet që çmimin do ta paguajë Kosovë dhe jo krerët aktualë institucionalë. Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me Amerikën  dhe BE-në, nuk do ta paguajë Vetëvendosja  me Kurtin dhe Osmanin, por do ta paguajë e gjithë Kosova. Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejt rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës, ka saktësuar me shumë realizëm, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …