Isa Mustafa

Isa Mustafa: Nëse vërtetohet se ambasadori Berishaj është i përfshirë në skandal, Kurti e Osmani do të mbajnë përgjegjësi

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se Albin Kurti e Vjosa Osmani janë në krye të shtetit dhe jo në institucione fetare, prandaj ata duhet t’i besojnë ligjit dhe jo çka thonë personat e caktuar. Isa Mustafa ka saktësuar se Albini e Vjosa  karrierën e tyre politike e kanë krijuar duke akuzuar njerëz për krim, korrupsion e çdo gjë tjetër pa fakte, dhe jo duke besuar në njerëz. Ai shton se nëse del të jetë e vërtetë që ambasadori Berishaj është i përfshirë në skandalin në Slloveni, atëherë Kurti e Osmani duhet të mbajnë përgjegjësi. Afera është shumë e rëndë dhe e dëmshme për Kosovën, pavarësisht epilogut të saj. Aq më e rëndë dhe e papërgjegjshme është sjellja e tyre ndaj kësaj afere. Nuk veprojnë ashtu krerët e shtetit. Ata nuk janë aty për të besuar apo për të mos besuar, nuk janë në institucione religjioze, por janë në krye të shtetit dhe e kanë për obligim ta sqarojnë problemin para qytetarëve. Ia kanë borxh edhe Kroacisë. Në punët e shtetit, nuk i besohet askujt. Vetëm ligjit, i mirë apo i keq qoftë”, tha Isa  Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …