Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja ka proceduar mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka shtuar se LDK-ja nuk deshi të vepronte kështu, por këtë e zgjodhi vetë kryeministri Kurti. Mustafa, në një komunikatë për medie, ka theksuar se subjekti i tij nuk i ka dy zgjidhje, Thaçin dhe Kurtin. Sipas tij, LDK-ja ka një zgjidhje të vetme, e ajo është LDK-ja dhe Kosova. Ai gjithashtu ka theksuar se nuk është e natyrshme që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të saj, duke aluduar në Vjosa Osmanin e cila tashmë ka dal kundër vendimit të partisë së saj. Kjo sjellje duhet të marr fund shprehet Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …