Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sërish ka folur për ndërtimin e murit-ndarës afër urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ai gjatë vizitës në Gjilan ka thënë se muri i ndërtuar nga autoritetet serbe atje, është i kundërligjshëm. Nuk është i pranueshëm ndërtimi i murit në veri. Kjo është kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel për lëvizje të lirë, ka thënë Mustafa.
