Kryeministri Isa Mustafa

Isa Mustafa: Nuk shoh as një arsye që Haradinaj të mbahet në Francë, me akuza të paligjshme e të padrejta

Kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa, në fjalën e tij, gjatë seancës se jashtëzakonshme që është thirrur për të diskutuar për arrestimin e Ramush Haradinajt, nga autoritetet franceze, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk sheh as një arsye që lideri i AAK-së të vazhdoj të mbahet në Francë, me akuza të paligjshme dhe të padrejta, të Serbisë. Ne kemi bërë përpjekje maksimale që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe të rrisim bashkëpunimin me Europol. Unë shpreh bindjen e plotë se institucionet e Francës do të marrin vendim të shpejtë që Haradinaj të kthehet shpejtë në Kosovës dhe që veprime të tilla të mos ndodhin ndaj qytetarëve të Kosovës, deklaroi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …