Isa Mustafa: Pas certifikimit të rezultateve do të merremi vesh më Vetëvendosjen për të bashkëqeverisur

Isa Mustafa: Pas certifikimit të rezultateve do të merremi vesh më Vetëvendosjen për të bashkëqeverisur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se janë dakorduar që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të merren vesh për të bashkëqeverisur. Ndërsa sa i përket postit të kryetarit të vendit ai tha se nuk ka qenë temë e takimit të sotëm. “Ne kishim një takim me Vetëvendosjen para certifikimit të rezultateve, vlerësuam procesin e harmonizmit mes dy subjekteve politike. Çështjen e ndarjeve posteve dhe të ministrive do të ulemi t’i flasim pas certifikimit të rezultateve. Erdhëm në përfundim që janë harmanizuar shumë çështje të ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale, shtetit ligjorë, si dhe të formimit planprogramit të qeverisë se ardhshme respektivisht ministrive. Diskutuam për formimin e qeverisë së përbashkët, por jo për postin e presidentit”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …