Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se po bëhen përpjekje për të arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një adresim para të pranishmëve, në shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LDK-së ai ka thënë se qasja e tyre është që të ndajnë përgjegjësitë në harmoni me votat që kanë marrë në zgjedhjet e 6 tetorit. LDK ka arrit rezultatin që e kemi dëshiruar natyrisht jo në vendin e parë. Ne vlerësojmë votën e qytetarëve dhe besimin e tyre që i është dhënë LDK prandaj mbetemi besnik dhe po bëjmë përpjekje që të arrijmë marrëveshje me Vetëvendosjen. Në përpjekje tona për të arrit marrëveshje jemi të vetëdijshëm për dallimet ideologjike e për të kaluarën. Qasja jonë është që të ndajmë përgjegjësitë në harmoni me votën të i trajtojmë të gjitha postet që mund të sfidohemi më vonë. Më së paku kemi nevojë për presion publik e mediatik gjatë këtij procesi sidomos nuk kemi presion nga ata që kanë qenë kundër LDK e i kanë mbrojtur portet e partive të tjera, këto porta i kanë mbrojtur qoftë me para qoftë me çështje të tjera ideologjike. LDK-ja i ka lexuar qartë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe po shpresojmë që edhe Vetëvendosja t’i lexoj qartë këto rezultate”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …