Isa Mustafa

Isa Mustafa: Prania e madhe e njerëzve në tubime tregon se LDK-ja është e para

Në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të degës së III-të të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lideri i saj, Isa Mustafa ka thënë se prania e madhe e njerëzve në tubime, e tregon se LDK-ja është e para. “Kjo pjesëmarrje tregon mënyrën më të mirë përkushtimin e anëtarësisë së LDK-së, edhe përkrahjen që qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës ia japin LDK-së. Argumentet tona se jemi parti e parë. Ne nuk porosisim që të bëhen sipas dëshirave tona, por i ftojmë njerëzit tanë që të marrin pjesë në tubime tona që të përkrahin programin e LDK-së, që të përkrahin punën tonë dhe orientimet tona, dhe që të na përkrahin që ne t’i realizojmë të gjitha qëllimet dhe synimet tona, projektet tona dhe premtimet që ne u kemi dhënë qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …