Isa Mustafa

Isa Mustafa: Pranimi i një statuti të veçantë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, krijon mundësi për fshehje të grupeve terroriste

Ish-kryeministri i Kosovës, kryetari shumëvjeçar i LDK-së, Isa Mustafa thotë se u dëshmua që  pranimi i një statuti të Kishës ortodokse serbe në Kosovë, krijon mundësi të atilla që secili grup terrorist të mund të futet në pronën e Manastireve dhe Kishave. Në këtë rast institucionet e Kosovës nuk mund të bëjnë asgjë. Isa Mustafa vlerëson se ka nevojë që të korrigjohet marrëveshja me Serbinë, dhe aty objektiv të jetë njohja përfundimtare në mes të dy vendeve. “Dje doli diçka shumë e qartë në pah që ne e kemi ditë edhe më parë. Se pranimi i një statusi zyrtar të Kishës ortodokse serbe në Kosovë, që nënkupton eksterritorialitetin, themi krijon mundësi të tilla, cili grup do terrorist të shkon edhe të futet në pronën e Manastireve dhe Kishave dhe pastaj institucionet e Kosovës më s’mund të bëjnë asgjë, sepse atyre me ligj dhe Kushtetutë iu sigurohet që në territorin e tyre s’mund të futet askush dhe ta kryejë funksionin e vet ligjor dhe funksionin e vet kushtetues. Kështu që në këtë aspekt, unë mendoj se duhet të korrigjohen  gjërat në pikëpamje të implementimit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …