Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, kryeministri Mustafa ka pranuar se ka provokime nga Serbia, por theksoi se institucionet e vendit janë në krye të detyrës për ta mbrojtur sovranitetin. Duke folur për ngjarjet e fundit, ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione dhe ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës. Kryeministri theksoi se jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit si dhe i ka bërë thirrje komunës veriore që të veprojë në harmoni me ligjin. Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilën tha se duhet të jetë konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.
