Kryetari Lidhjes Demokrate, Isa Mustafa, ka publikuar letrën të cilën ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës dhe partnerit të koalicionit, Albin Kurtit. Mustafa iu kishte drejtuar Kurtit më 16 mars, katër ditë pasi në zyrën e tij ishte bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe zëvendës-kryeministrin Avdullah Hoti, ku thotë se ia kishin bërë me dije se mos heqja e tarifës dhe ashpërsimi i marrëdhënieve me SHBA-të do ta sjellë në pikëpyetje koalicionin. LDK-ja ka mbështetur Rezolutën në Kuvend për dialogun dhe nuk do të mbështes në asnjë rast një marrëveshje që prek kufijtë dhe organizimin e brendshëm. Ne nuk mund të rrezikojmë partneritetin me Amerikën për shkak të tarifës. Prezenca e fuqishme amerikane në Kosovë është jetike për vendin tonë. Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heq tarifën, ta anulojë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe atij e LDK-së t’ i kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët, thotë Mustafa në letrën drejtuar, Albin Kurtit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …