Isa Mustafa

Isa Mustafa: Projekt-statuti aktual i Asociacionit është edhe autonomi politike dhe territoriale e Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është cituar të ketë deklaruar se  projekt-statuti aktual i Asociacionit nuk është vetëm asociacion, por edhe autonomi politike dhe territoriale e Kosovës.  “Në fakt ia kanë ngjit ose ja kanë vënë emrin Asociacion ata që e kanë shkruar në mënyrë që me lidh me një dokument që ka qenë më parë. Mirëpo, ky draft-statut nuk është as në harmoni me marrëveshjen e parë të vitit  2015. Unë mendoj që është diçka e re, diçka e rrezikshme për Kosovën dhe më së paku është Asociacion, sepse statuti është ndërtuar në bazë të marrëveshjes së Ohrit, e cila në pikën e 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit të serbëve si komunitet në Kosovë. Prandaj ne vet-menaxhimin se kemi pasur komponentë në vitin 2013, në marrëveshjen që e ka ratifikuar Kuvendi nuk kemi asnjë pikë ku përmendet vetmenaxhimi i një komuniteti të Kosovës”, ka thënë,  Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …