Isa Mustafa

Isa Mustafa: Qeveria ka arritur suksese të mëdha gjatë vitit që po e lëmë pas

Kryeministri, Isa Mustafa, në  konferencën  e fundvitit me gazetarë ka thënë se Qeveria ka arritur suksese të mëdha gjatë vitit që po e lëmë pas. Ai tha se Kosova ka pasur rritje ekonomike, buxhet më të lartë në rajon prej 2 miliardë euro, është nënshkruar MSA-ja, është marrë rekomandimi për liberalizimin e vizave, anëtarësimi në UEFA e FIFA, etj. Në ekonomi kemi rezultate të prekshme, kemi rritje të zhvillimit ekonomik, 20 mijë vende të reja të punës presim t’i kemi këtë vit . Në bujqësi është rritur përkrahja për bujqit, është rritur konsumi për produktet vendore. Në infrastrukturë është punuar dukshëm për autostradën për Shkup”, u shpreh kryeministri. Ai tha se gjatë këtij viti janë shënuar edhe dy njohje. Mustafa gjatë konferencës për media foli edhe për bisedimet me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …