Isa Mustafa

Isa Mustafa: Refuzojmë çdo kërkesë të ndërkombëtarëve për koalicion me PDK-në

Në një intervistë për  “Epoka e re”, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa  ka deklaruar se vota në këto zgjedhje ishte më shumë kundërshtuese sesa vlerësim i asaj çfarë është punuar gjatë qeverisjes së tij. Zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka fitues, ka humbës. “Po të kishte fitues, fituesi do ta bënte një qeveri stabile, me shumicë të qëndrueshme”, ka thënë Mustafa. Kreu i LDK-së ka përsëritur se kjo parti nuk do të bëjë koalicion me PDK-në. “LDK-ja ka treguar pjekurinë e saj. Me ndërkombëtarët kemi bërë zgjidhjen në vitin 2014 pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Si kryeministër dhe lider i LDK-së ua kam bërë të qartë ndërkombëtarëve se, nëse PDK-ja bën veprime të njëanshme, ne do ta ndërpremë bashkëpunimin me ta. Ne e kemi kryer obligimin tonë. Asnjë mesazh dhe asnjë kërkesë e ndërkombëtarëve nuk do të më lëkund as mua dhe as LDK-në”, ka deklaruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …