leoni

Isa Mustafa

Isa Mustafa: Statuti, me të cilin është pajtuar, Besnik Bislimi, promovon Autonominë politike dhe territoriale të serbëve në Kosovë

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar kundër zëvendës-kryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me deklaratat e tij për Asociacionin. Ai e  ka akuzuar opozitën në Kosovë se po koordinohet me Serbinë, me  Zajdenicën e Isa Mustafës, i cili është përgjigjur se  kjo është një fushatë e ulët politike e Qeverisë Kurti.

Opozitën e quajti bashkëpunëtore të Serbisë, dhe për ta larë veten dhe qeverinë Kurti nga papërgjegjësitë për marrëveshjen e fundit me Serbinë, u mor edhe me mua. Nuk ndjej ndonjë kënaqësie kur njerëzit që nuk i konsideroj merren me mua, sepse si kundërshtar politik do duhej të merreshin me opozitën, pasi unë nuk po shfaqi pretendime t’ua marr pushtetin”, ka shkruar Isa Mustafa. Statuti, me të cilin është pajtuar z. Bislimi promovon Autonominë politike dhe territoriale të serbëve në Kosovë. Prandaj edhe nuk mund të jetë Statut i Asociacionit por është Statut mbi Autonominë!? Është diçka krejtësisht e re, që nuk mund të mbështillet me marrëveshjet e mëparshme, ka saktësuar, Ish-kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …