Lidhja Demokratike e Kosovës është duke punuar që bashkë edhe me partitë tjera në opozitë, me qëllim që ta rrëzojnë Qeverinë, thotë kryetari i kësaj partie Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm. r rrëzimin e qeverisë, Mustafa tha se po bashkëpunojnë më Vetëvendosjen dhe PSD-në. Ai njoftoi se LDK-ja po përgatitet për zgjedhje, pasi Qeveria po merr vendime skandaloze e jo kushtetuese, të cilën e fajësoi për mosliberalizimin e vizave. Papunësia dhe varfëria në Kosovë janë si pasojë e qeverisjes aktuale. Ai po ashtu tha se Kosova nuk mund ta luftojë krimin e korrupsionin, përderisa, sipas tij, çdo i treti ministër ka probleme me ligjin. Lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e taksës 100 për qind për prodhimet serbe, Mustafa tha se nuk e kanë diskutuar këtë çështje me Këshillin e LDK-së, por nga pikëpamja personale, masën e quajti vendim populist dhe tha se është marrë në baza emocionale. Pavarësisht kësaj, Mustafa tha se Serbia e ka merituar një masë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …