Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa thotë se do t’i bëjë ndryshimet e nevojshme për të rikthyer LDK-në edhe më të fuqishme

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se do të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të rikthyer LDK-në edhe më të fuqishme. Shumë përkrahës të LDK-së, në vazhdimësi kanë kërkuar dorëheqjen e Mustafës nga pozita e kreut të LDK-së. “Në ditët  në vijim, do  të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e  respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar Mustafa. Ky postim i tij në rrjetin social është pasuar edhe me shumë komente në të cilat kërkohet dorëheqja e Mustafës. Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit e nxorrën LDK-në si partinë e tretë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …