Kryeministri, Isa Mustafa thotë se është më se e sigurt se EULEX do të vazhdojë punën në Kosovë pasi institucionet nuk kanë arritur të argumentojnë se ky mision nuk i duhet vendit. Kur kemi zgjatë mandatin e EULEX’it para dy vjetëve kemi qenë të bindur se EULEX’i duhet të shkoj tani. Tani për tani mund të them se disponimi i Bashkimi Europian dhe i Amerikës është që ky misi0n duhet të qëndrojë edhe më tutje në Kosovë. Tani është duke u zhvilluar debat ose dialog me Bashkimin Europian ku janë të kyçura edhe SHBA’të në formën që ata e shohin të arsyeshme që të kyçen në mënyrë që të flitet për mandatin e ardhshëm të misionit se cila do të jetë përgjegjësia e tij në të ardhmen. Një pjesë e EULEX-it është e lidhur me Gjykatën Kushtetuese, një pjesë është e lidhur me Gjykatën Speciale, ka saktësuar Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …