Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që opozita të kundërshtojë me gaz lotsjellës. Ai ka folur edhe për sulmet me koktej molotovi në shtëpinë e tij. Pak para fjalimit të tij, kryeministri u sulmua me ujë nga Mytaher Haskuka dhe duke folur për këtë rast, Mustafa ka thënë se nuk është shënjestër në të cilën mund të gjuajnë opozita. “Unë jam kryeministër i vendit, nuk jam shenjë, që kujt t’i teket që të gjuajnë në mua, as brenda Kuvendit as jashtë Kuvendit. Organet e drejtësisë nuk duhet të lejojnë që të më sulmohet shtëpia. Por në qoftë se një shtëpi e kryeministrit të Kosovës sulmohet dhe heshtin të gjithë, atëherë nuk është mirë diçka në këtë Kuvend”, ka thënë Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …