leoni

Isa Mustafa

Isa Mustafa: Videot e prezantuara nga Vetëvendosje ku ata i paraqesin gjoja “shkatërruesit e shtetit”, janë të ulëta

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se videot e prezantuara nga Lëvizja Vetëvendosje ku i paraqesin “shkatërruesit e shtetit” janë sjellje të ulëta, Ai ka thënë se këto video po bëhen për ta larguar vëmendjen nga keqqeverisja, dhe  punët që janë kryer gjatë mandatit të tij. Mua më kanë habitur ato sepse nuk është e zakonshme që partia në pushtet të merret tash me video të tilla. Nëse partia në pushtet do të punonte mirë, atëherë do të ishte pasqyra më e mirë se dallon për së mirë nga qeveritë e kaluara, dhe unë mendoj se nuk i shërben fare Vetëvendosjes dhe as Listës Guxo që janë së bashku e as kryeministrit, sepse janë sjellje shumë të ulëta”. Së pari aty ka shumë pasaktësi të madhe se gjithë ato që thuhen, shumica janë të pavërteta sepse nuk është e vërtetë që në të kaluarën është dëmtuar Kosova. Këtë pavarësi që e kemi ndërtuar, e kemi ndërtuar në këto 20 vitet e fundit. Nëse themi se për 20 vitet e fundit është dëmtuar Kosova, atëherë dalim te Serbia që Kosova paska qenë mirë me Serbinë e nuk është mirë me Pavarësinë e saj”, ka thënë Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …