Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur lidhur me idenë e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkimin me Shqipërinë dhe bashkimin e tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me Kosovën ka thënë dhe se Thaçi po bën veprime të papërgjegjshme dhe kundërkushtetuese. Detyrë e presidentit të vendit është të mbrojë kushtetutën e vendit. Kur e mbron Kushtetutën e mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi. Ne kemi një president që një ditë zgjohet dhe thotë se do të korrigjojmë kufij, se do ta marrin Kosovën Lindore dhe me këtë, sipas Isa Mustafës, ai nënçmon dhe denigron edhe qytetarin e Kosovës, sepse çdo njeri e din se s’mund të ia marrësh një pjesë, e cila është në territorin e Serbisë pa i dhënë asaj më shumë sesa që merr. Mustafa thotë se presidenti Thaçi u zmbraps nga ideja për shkëmbim territoresh, pasi nuk u përkrah nga askush në Kosovë dhe jashtë saj. Bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ndodh vetëm atëherë kur të anëtarësohen në BE ka saktësuar Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …