Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është i bindur se pas 22 tetorit, ai do të jetë kryetar i Drenasit. Ai thotë se ka vendosur të kandidojë duke parë gjendjen e rëndë në këtë komunë. “Unë mendoj se pas 23 tetorit do të jem kryetari i komunës së Drenasit. Arsyeja pse kam vendosur të kandidoj për kryetar të komunës ka qenë ngufatja e zhvillimit ekonomik të Drenasit. Përqendrimi i komplet ekonomisë, gjegjësisht futja e duarve të disa klaneve nëpër ekonominë e Drenasit. Kaosi që është në arsim, në shëndetësi. Mungesa e infrastrukturës, veçanërisht e gjërave elementare, siç është uji i pijes, kanalizimi. Të gjitha këto kanë krijuar vështirësi, jo vetëm për fëmijët e mi, por për të gjithë atyre që jetojnë në Drenas, dhe detyrimisht kam vendos që të bëjmë ndryshimin në Drenas dhe se idetë kryesore, për zhvillimin e Drenasit të vijnë nga qytetarët, nga banorët dhe jo të merren vendime shpesh herë në dëm të qytetarëve. Këto janë disa nga arsyet”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …