Në vazhdën e takimeve me banorët e komunës së Drenasit, kandidati për kryetar të komunës nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka mbajtur disa takime ku të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj. Xhemajlaj, ka takuar banorët e lagjes së Feronikelit në Drenas, me të cilët ka bashkëbiseduar për nevojën për ndryshime në Drenas. Xhemajlaj, po ashtu ka takuar edhe banorët e fshatrave Kishnarekë dhe Krejkovë, të cilëve u ka thënë se ju meritoni më shumë mbështetje në angazhimet dhe punet e ndershme që bëni.
