Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, është i sigurt se në zgjedhjet e balotazhit, do ta fitojë garën me kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovcin. Ai ka thënë se sipas rezultateve zgjedhore të ditës së diel, 55 për qind e qytetarëve të Drenasit janë për ndryshim dhe ndryshimit në këtë komunë thotë se i prin ai. Xhemajlaj bën të ditur se tashmë do t’i fillojë bisedimet me kandidatët tjerë që kanë marrë pjesë në garën për zgjedhje të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit, për ta fituar edhe mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 18 dhjetorit 2016.
