Isak Guta

Isak Guta: Në përkujtim: TË “JUBILEVE” ME 1 MAJ NË HAMBURG”

Edhe një Letër Shqiptare për mërgimtarët. 1 Maj 2022

Si dihet në Aktivitetin letrar, i organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve në Gjermani, më 16 prill 2022 në Hamburg, përmes letrës 2 faqe dhe fjalës së lirë, me është mundësuar ti njohtoj pjesëmarrësit me librin “Manifesti i Mërgatës”. Mes tjerave kam cituar, se për aq sa bëjmë për figurën e Moisiut, ajo na nderon neve dhe e begaton kombin tonë. Prandaj diaspora shqiptare më shumë se për gjithçka tjetër, ka nevojë edhe për figuën e Moisiut midis nesh në veprim… Pastaj kalova të njohtim i gjeneratës re, i sigurt se askush nga pjesëmarrësit nuk dinin, se shqiptarët në Hamburg para dyzet viteve kanë një t ́kaluar me veprimtari të rëndësishme. (E para ka ndodhur më hapjen solemne të Klubit “Sharr”, më 1 Maj 1978, para 44 viteve, – i pari klub me lokal…

E dyta, është rasti i 40 vjetorit të demonstratës parë, më 1 Maj 1982 nga punëtorët shqiptarë me Flamur Kombëtar me Yll. Dhe Rasti i 3-të, Takimet e Lira prej 15 majit 1982 në Hamburg.) Duke aluduar për takimin e radhës, numërova tri jubile, që kishin filluar nga festa e 1 Majit (1978-1982) … Në Takimin letrar të 16 prillit, shpërndava dy tre libra. Mbi të gjitha, këtë e bëra me librin “Manifesti i Mërgatës”, më shumë se rëndom për lexuesit, për ekspertët angazhues që i dalin zot Projektit, me të cilin libër duhej të trazohej angazhimi i diasporës për fatin e vetvetës.

E bëra punën me atë çka varej prej meje, i sigurt se angazhimi serioz i Diasporës sa më parë në realizimin e projektit edhe për aq i zvoglon pasojat dhe shqiptarët ia zgjatin jeten vetvetes… Prandaj më shumë se sa libër e projekt, besoj se Diasporës i është ofruar mundësia për angazhim dhe i është hapur rruga shqiptare të bën, vërtet VEPËR. Me padurim e kam pritur dhe e pres reagimin meritor, së paku me ndonjë letër!… Gjendja; ashtu si atëherë edhe tash pas dyzet viteve, jemi në mërgim. Por atëherë me pak punëtorë bënim vepra shqiptare, kurse tash me plotë të “djathtë e të majtë” mërgimtarë, nuk marr asnjë urim dhe sikur s ́kam as kujt t ́ia uroj 1 Majin! Megjithatë!

Urime 1 Maji – Festa punëtore ndërkombëtare! Në përkujtim të 40-vjetorit të tri ngjarjeve shqiptare në Hamburg.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …