leoni

Visar Ymeri

Visar Ymeri, kërkon nga Edi Rama që të mos takohet me kryeministrin serb, A.Vuçiq

Kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri, i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të mos marrë pjesë në një panel me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq. Ai ka pyetur se a  nuk është i mjaftueshëm arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës e mos kërkim falja për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë, që Rama të mos shkojë Beograd. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiqin që ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër herë në Sarajevë, tre herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë një herë në Beograd. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, pritet që nesër të marrë pjesë në një panel me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq me temën:“E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”. Në kë takim nuk është ftuar Kosova, edhe pse shumë nga shtetet pjesëmarrëse e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …