Dëshmori Isë Mërnica, bir i shtrenjtë i plejadës shqiptare të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u lind më 5 korrik 1952 në fshatin Kodërflamur (ish-Vesekovc) të Shalës së Bajgorës, në një familje të shquar patriotike. Antishqiptarët titistë Ali Shukriu, Rasim Qerkezi e Milija Kovaqeviq, OZNA dhe UDB-eja nuk kishin arritur asnjëherë ta mposhtin shpirtin luftarak të Shaban Mernicës, nipin e Ukshin Kovaçicës, krahun e djathë e luftëtarin e shquar të Shqipërisë etnike me shumë luftëtarë të tjerë. Kjo qëndresë e kishte frymëzuar dhe edukuar atdhetarisht Isën.
Si ithtar i frontit të rezistencës për Shqipërinë etnike, Isa kishte krijuar lidhje me dhjetëra veprimtarë të lëvizjes kombëtare e cila më vonë do të kurorëzohej me organizimin e njësiteve të UÇK-së, ku bënte pjesë edhe Isë Mërnica. Këto celula të Shalës së Bajgorës, e përgjithësisht të Vushtrrisë me rrethinë, kishin vënë lidhje me Komandantin Legjendar Adem Jashari. Isa kishte shkuar edhe në Tiranë ku kishte kontaktuar veprimtarin Adem Graboci e në një rast tjetër në Tiranë takon edhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së, ndër të cilët edhe Azem Sylën.
Isa ndihmoi organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shalën e Bajgorës.
Më 30.6.1998 në këtë trevë formohet brigada 141 “Mehë Uka” në ZOSH. Isa caktohet komandant kompanie në Batalionin e Dytë në Rashan, ku kjo kompani transferohet në Sumë. Në këtë kohë Isa kalon në Melenicë, Preten e Mejdan, që ishte një pikë strategjike me rëndësi e UÇK-së, ku armiku vazhdimisht tentonte të depërtojë.
Në ofensivën e 15 shtatorit 1998, kur pushtuesi serb sulmon Shalën e Llapin, Isa bëri një rezistencë heroike, duke përdorur strategji, guxim e taktikë të dalluar.
Pranvera e vitit 1999 po afrohej. Me të edhe momentet vendimtare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Nëpër pikat më të zjarrta, siç ishte fshati Sumë, kërkohej të caktohej guxim e heroizëm për ta përballur ofensivën e ashpër armike. Në shkurt të vitit 1999, Isa caktohet komandant kompanie në Sumë. Në agun e 24 marsit 1999, nga armë të lehta e të rënda artilerike të ushtrisë armike serbe rrahet me zjarr e hekur Sumës e rrethina e këtij fshati. Në këtë luftë të ashpër e të pabarabartë, Isa dhe kompania e tij bëjnë rezistencë, duke filluar që nga ora 7 e deri në orën 12 të asaj diteditës, ku bandat serbe me artileri të rëndë: tanksa, praga, minahedhësa, pushkëmitralezë etj., futen nga sipër dhe nga ana e Tërllabuqit që digjej flakë, me qëllim të pastrimit të terrenit:, si dhe nga Krivareka, ku kishin depërtuar e ishin pozicionuar gjatë natës. Pas një beteje të ashpër, Isë Mërnica ra heroikisht. Pranë tij bie edhe bashkëluftëtari i tij, Nysret Zymeri, pikërisht te vendi i quajtur “Quka e Sumës”. Trupat e këtyre dëshmorëve janë zbuluar pas përfundimit të luftës në varrezat e Suhodollit në Mitrovicë. Dëshmori Isë Mërnica kishte pasur nofkën “Shpendi”.
Isa ishte i martuar me Metijen dhe ka lënë fëmijët: Muhametin, Nestretin, Shabanin, Magbulen dhe Fatimen. Për heroizmin e Isë Mernicës janë shkruar edhe vepra, siç është poema e shkrimtarit të mirënjohur Nuhi Potoku me titull: “Këngë për Isë Mërnicën”
(fragment i këngës):
Dëgjojnë të rinjtë Isë Mernicën:
“Kot për s’rëndi e mbani frikën
Me Serbi e kemi qitur pikën
Jemi ndarë si nata me ditën!”
“Pukovnik, dëgjoje këngën
Dëshirë të madhe Isa ka armën
E pat mësuar me Shaban Ramën
Pukovnik e humbe jetën
N’vend t’sharkisë e mbaj snajperkën !”
(Z. Gj.)