Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, ka folur për mundësinë e suksesit të negociatave. në Bruksel

Ish-ambasadori amerikan në Serbi. Michael Kirby, deklaron se qasja ndërkombëtare ndaj sulmit në Banjskë duhet të ndryshojë

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, komentoi kërkesat e vazhdueshme të Amerikës  dhe BE-së, për një bashkëpunim më të thellë me Serbinë në hetimin e sulmit në Banjskë. Ai theksoi nevojën për një qasje më serioze dhe të veçantë ndaj këtij incidenti, duke e krahasuar me trajtimin e ngjarjeve të tjera të ngjashme. Kirby shprehu shqetësimin se komuniteti ndërkombëtar nuk po angazhohet siç duhet në këtë rast. “Nuk më duket se komuniteti ndërkombëtar është veçanërisht i përfshirë, apo i pa përfshirë në këtë rast. Ai shtoi se kjo qasje është e papërshtatshme kur flitet për vdekjen e qenieve njerëzore, përfshirë një polic dhe tre sulmuesit. “Besoj se duhet një qasje më serioze ndaj vdekjes së qenieve njerëzore – policit dhe tre sulmuesve. Por, nuk duket se komuniteti ndërkombëtar i qaset këtij rasti ndryshe në krahasim me incidentet e tjera,” përfundoi Kirby në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …