leoni

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Skenat e dhunës brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, kanë marrë vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve. Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar duke thënë se skenat e dhunës, janë “imazhe jo të mira”. Në Kuvend gjatë ditës së djeshme ka pasur përleshje fizike në mes të deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë së Kosovës. Dhunën e shfaqur e kanë dënuar SHBA-të dhe BE-ja, ndërkaq pamjet e skenave të rrahjes kanë zënë ballinat e mediave e njohura ndërkombëtare. PDK dhe pushteti kanë fajësuar njëra-tjetrën për ndodhitë e djeshme.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …