Ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Hajdin Abazi, ka thënë se pas lajmit më 30 gusht, ku bëri njoftimin se nuk kishte asnjë diplomat tjetër në Ambasadë për ta bërë dorëzim-pranimin e detyrës së ambasadorit, ka pasur e mendime nga më të ndryshmet në postimin e tij. “E kuptoj se njerëzit reagojnë edhe me emocion. Reagojnë edhe duke mos pasur njohuri. Edhe duke gjykuar paushall e duke i futur të gjithë në një thes. Por ka dhe të atillë që duan të bijnë në sy me sharje e ofendime qoftë për t’i bërë ndonjë argat të keqes, qoftë për të shprehur lojalitet edhe kur nuk duhet, të cilët e meritojnë injorimin. Ajo që për mua ka qenë shumë inkurajuese ishte fakti se shumica e komenteve dhe e reagimeve kanë qenë me gjykim të drejtë”, ka shkruar Abazi.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …