Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, ka kritikuar Qeverinë Kurti pas futjes së vendit në krizë energjetike. Ai iu ka drejtuar qeverisë me fjalët se termocentralin nuk e donit, i cili deri tash ka mundur të përfundohet. As termocentralin me gaz nuk po e do qeveria në pushtet. Ish-ambasadori tha se tash populli do ta shijojë vetëm terrin dhe varfërinë që vije si pasojë e mungesës së energjisë. Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë që do të pasojë prej mungesës së energjisë”, shkroi Peci. KEDS sot ka njoftuar se do të ketë reduktime si pasojë e krizës energjetike. Në momentin e raportimit, disa lagje në Prishtinë janë pa rrymë, ndërkohë që reduktime ka në të gjithë Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …