Ish i burgosuri politik dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Sadri Ramabaja me kërkesë të Policisë së Kosovës është arrestua mbrëmë në Durrës nga policia e Shqipërisë, e cila mbrëmë, në Vermicë, ua ka dorëzuar autoriteteve të sigurisë së vendit tonë. Ramabaja po mbahet në arrest për shkak të publikimit të një shkrimi të ish komunistit të regjimit jugosllav, avokatit, Azem Vllasi, i cili e akuzon për gjoja pjesëmarrje në përgatitjen e një atentati kundër tij, për të cilin po mbahet në burg, Murat Jashari.
