Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, njëheresh ish deputet i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. “Shpejtim Bulliqi është Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shenjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, profesor në FShMN të UP, Departamenti i Gjeografisë, si dhe ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e pestë. Shpejtim Bulliqi së bashku me profesorët Zejnullah Gruda e Florim Isufi ishin në krye të argumentimit shkencor për kundërshtimin e demarkacionit Thaçi-Meha që Republikës sonë ia cënoi territorin. Me Prof. Bulliqin në VETËVENDOSJE! dhe me Lëvizjen në qeverisjen e ardhshme, kufijtë e shtetit tonë do të jenë të paprekshëm”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …