Azem Sylës i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për krim të organizuar, në rastin e njohur si “Toka”

Sot në seancën gjyqësore  që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e pretenduar penal të njohur si “Toka”, ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është deklaruar i pafajshëm në akuzat për gjoja krim të organizuar, pastrim të parave, marrje të mitos dhe vepra tjera penale në rastin e njohur si “Toka”. Njëjtë sikur Azem Syla janë deklaruar edhe të akuzuarit tjerë: Arton Vila, Ramadan Uka, Avdyrrahman Brajshori, Shpresim Uka, Shaban Syla, Gazmend Gashi, Ramadan Mavraj, Ndue Palushi, Sami Maqedonci, Nyrtene Brajshori, Lumnije Sopjani, Elheme Uka, Lubisha Vujoviq, Avni Maxhuni, Sabedin Haxhiu, Ilaz Syla, Vidosav Novakoviq, raporton “Betimi për Drejtësi“. Në këtë seancë që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk është deklaruar i akuzuari Fahredin Gashi me arsyetimin e avokatit të tij, Gëzim Kollqaku, se klienti i tij ka ekspertizë psikiatrike që vërteton se nuk është i aftë për ta kuptuar aktakuzën.

Kjo lëndë penale, kundër Azem Sylës e të tjerëve është në vazhdën e shumë inskenimeve gjyqësore kundër kreut të luftës së UÇK-së dhe ka vetëm qëllime politike, në degradimin e luftës së UÇK-së. Pikërisht për këtë, Prokuroria e kësaj gjykate ka pranuar dhe pranon se Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar, në Beograd.  Po ashtu,  është Prokuroria republikane e Serbisë, e cila ka hartuar akuzat kundër krerëve të luftës së UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë. Institucionet e drejtësisë në Kosovë janë nën direktivat e EULEXit, i cili në vijimësi, ashtu sikur edhe UNMIK-u kanë bashkëpunuar  dhe bashkërendojnë në ndjekjen, dënimin dhe diskreditimin e luftëtarëve të lirisë së Kosovës. RKL

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …