leoni

Driton Caushi

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi u dënua me 1 vit e 2 muaj burg m kusht për hedhjen e gaz lotsjellës në Kuvend

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi u dënua me 1 vit e 2 muaj burgim me kusht për akuzat se ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend dhe ka penguar në kryerjen e detyrave zyrtare kryetarin e Kuvendit dhe deputetët, ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, duke saktësuar se dënimi unik është në kohëzgjatje prej 1 vit e 2 muaj burg me kusht, në afat verifikimi prej 2 vitesh. Të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga 9 gushti e deri më 8 shtator 2016. Sipas aktakuzës më 10 gusht 2016 gjatë seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ka qenë pjesëmarrës i akuzuari, në cilësinë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, kishte hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë. Për vepra të tilla penale do të dalin para gjyqit edhe shumë ish dhe tani deputetë të Vetëvendosjes, por të gjithë do të dënohen me kusht për të mos e përsëritur veprën. Kjo është drejtësia e shkapur  nga Qeveria aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …