Partia Bashkimi Social Demokrat i Duda Baljes nuk ka arritur të futet në Kuvend pasi mori 2569 vota, kurse ish-deputetja ka arritur të marrë 2213 vota. Iniciativa e Adrijana Hoxhiq që thotë se përfaqëson komunitetin boshnjak ka arritur të futet për herë të parë në Kuvend dhe Hoxhiq ka fituar mandatin. Lidhur me këtë çështje, Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP dhe ka deklaruar se të njëjtën do ta dërgojë edhe në Gjykatë Supreme dhe në Kushtetuese. Në krah Duda Baljes i kanë dalë edhe 50 organizata jo qeveritare boshnjake në Kosovë, të cilat thonë se nuk pranojnë si përfaqësues ata politikanë që u zgjodhën me vota të komuniteteve tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …